FIFA ka publikuar sot, renditjen e re të renditjeve të ekipeve përfaqësuese, ku Brazili vazhdon të kryesoj listën, ndërsa Kosova ka pësuar një rënie për një pozitë.
Gjithsej 53 ndeshje të Ligës së Kombeve të UEFA-s dhe 119 miqësore u luajtën në pushimin e fundit ndërkombëtar përpara Kupës së Botës “Katar 2022”, e cila fillon më 20 nëntor.
Përveç dhënies së provës së fundit për 32 kualifikueset për finalet e ardhshme botërore, ndeshjet patën gjithashtu një ndikim në renditjen më të fundit botërore të FIFA-s.
Ndikim patën edhe dy ndeshjet e fundit të shtatorit për Kosovën, e cila humbi 2-1 nga Irlanda e Veriut në udhëtim dhe fitoi 5-1 në shtëpi ndaj Qipros.
Pas këtyre dy rezultateve, Dardanët e shohin vetëm një pozitë më poshtë në renditje apo më saktë në vendin e 107-të me pikë 1187.01, ndërsa në listën e fundit të muajit gusht, Kosova ishte e 106-ta.
Rezultate edhe më të dobëta pati Shqipëria e cila u mposht 2-1 nga Izraeli në udhëtim dhe luajti baras 1-1 në shtëpi me Islandën.
Megjithatë, Shqipëria mbeti në pozitën e njëjtë, atë të 66-të me gjithsej 1354.11 pikë.
Në top 10 nuk ka ndryshime të mëdha, pasi Brazili mbetet e para, ndërsa vetëm Italia ka parakaluar Spanjën, duke u ngjitur në pozitën e gjashtë dhe me spanjollët në pozitën e shtatë.
Pozitën e dytë e mban Belgjika, të tretën Argjentina, teksa pas tyre vijnë Franca, Anglia dhe Holanda, Portugalia dhe Danimarka që ndajnë pozitat tetë, nëntë dhe dhjetë.