Krasniqi: Më vjen keq që kam kaluar aq kohë me Kurtin, ky ka urrejtje ndaj njerzve

Ish-deputeti i VV-së, Florin Krasniqi, ka komentuar videon e shumë përfolur të VV-së kundër opozitës.

Krasniqi në “Politiko” në Kanal 10 ka deklaruar se i vjen keq që ka kaluar aq shumë kohë me Albin Kurtin, i cili po shihet se ka një urrejtje ndaj krenarisë shqiptare, ndaj relacionit njerëzve me njerëz.

Ish-bashkëpunëtori i afërt i Kurtit, duke komentuar sulmet që iu bëhen nga Vetëvendosje Thaçit e Veselit, të cilët ndodhen në Hagë, ka thënë se “shqiptari nuk e prenë as armikun kur është me duar lidhë”.

“çka më bën të ndihem keq që kam aq shumë kohë me të, populli thojnë me i pre njerin me duar lidhë. Janë me duar lidhë, shqiptari nuk të prenë me duar lidhë. Ky ka një urrejtje ndaj krenarisë shqiptare, ndaj relacionit njerëzve me njerëz”, ka deklaruar Krasniqi.