Infantino arrin në Kosovë, pritet nga Agim Ademi në Aeroportin e Prishtinës

Gianni Infantino ka arritur në Kosovë në mëngjesin e ditës së premte.

Presidenti i shtëpisë më të madhe të futbollit botëror FIFA, në Kosovë vije pas vizitës zyrtare që pati në Shqipëri.

Infantino ka ateruar në aeroportin e Prishtinës me një aeroplan privat, teksa është pritur nga presidenti i Federatë së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Ka qenë një pritje shumë e ngrohtë dhe një takim i mirë nga dy presidentët ai i FIFA-s dhe i FFK-së.

“Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka arritur për vizitën e parë zyrtare në Kosovë. Ai është pritur nga presidenti Agim Ademi dhe KE i FFK-së”, ka shkruar faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Së bashku me numrin një të FIFA-s janë edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armand Duka dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Muhamet Sejdini.

Gjatë ditës Infantino do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani, ministrin e MKRS-së, Hajrullah Çeku si dhe kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama. /Telegrafi/