Liverpooli i interesuar për “Mohamed Salahn e ardhshëm”

Liverpooli është duke shfaqur interesim të madh për anësorin egjiptian, Ibrahim Adel, i cili po cilësohet si “Mohamed Salah i ardhshëm”.

21-vjeçari është aktualisht në klubin egjiptian, Pyramids, por është përfolur për një lëvizje në Evropë për më shumë se një vit, që kur bëri debutimin e tij për skuadrën egjiptiane.

Një mori klubesh evropiane kanë ndjekur përparimin e tij dhe shumë besojnë se ai është ylli i ardhshëm i Egjiptit.

Vetë Salah besohet se është siguruar që shefat e tij në Liverpool të jenë të vetëdijshëm për talentin e Adel, sipas raportimit nga 90Min, transmeton Klankosova.tv.

Adel ishte subjekt i një oferte nga skuadra daneze FC Nordsjaelland gjatë verës. Ata u përpoqën ta blinin atë me një ofertë prej 2 milionë eurosh, por kjo nuk iu përshtat klubit Pyramids, i cili kërkon të paktën 5 milionë euro, plus shtesat.

Arsenal, Brentford, Brighton dhe Nottingham Forest po ashtu janë ndër klubet që kanë kthyer sytë tek lojtari egjiptian.

Adel ishte pjesë e skuadrës së Egjiptit, e cila përfundoi si nënkampion në Kupën e Kombeve të Afrikës 2021.