Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj tha në RTK se para pandemisë kemi pasur një trend të shkëlqyeshëm të të hyrave ku deri në ato momente nga 1 janari kemi pas një rritje të të hyrave prej 11.2% më tepër sesa periudha e njëjtë e vitit të kaluar ndërsa gjatë pandemisë Kosova ka humbje të mëdha.
“Sa i përket humbjeve gjatë kësaj kohe, mund të flasim në dy etapa, etapa deri me datë 18 mars kur ende nuk kishim pandeminë dhe pas datës 18 mars ku tani kemi efektet e ndikimit të pandemisë Covid-19 që janë evidente. Ne deri më datë 18 mars kemi pasur një trend të shkëlqyeshëm të të hyrave ku deri në ato momente nga 1 janari kemi pas një rritje të të hyrave prej 11.2% më tepër sesa periudha e njëjtë e vitit të kaluar. Ndërsa pas datës 18 mars, më datë 20 kur u morr vendimi nga Ministri i Financave dhe Transfereve për zgjatje të afatit për deklarim dhe pagesë të tatimeve atëherë filloi edhe ndikimi i kësaj shlyerje ose zgjatje” tha ai.
Murtezaj tha se nga data 18 mars deri më 29 prill kanë inkasuar gjithsej 146 milionë 736 mijë euro, nëse shohim në raport me vitin paraprak kemi një rënie të të hyrave për 3.1 milionë euro.
“Deri tani, deri më datë 29 prill të 2020 kemi inkasuar gjithsej 146 milionë 736 mijë euro, nëse shohim në raport me vitin paraprak kemi një rënje të të hyrave për 3.1 milionë euro, ndërsa nëse bëjmë një krahasim me trendin që kemi qenë deri më 18 mars të hyrat e pritshme është dashur të jenë rreth 200 milionë euro deri me 29 prill. Pra kemi një rënje të të hyres së pritshme prej rreth 53 milionë euro gjë që do të jetë e vështirë të rikupreohet në ditët në vijim”, tha i.
Murtezaj tha se shpreson që pandemia të kaloj sa më parë dhe bizneset të rikthehen me veprimtaritë e tyre në mënyrë që të rimëkëmben të hyrat dhe fitimet.
“Duke shpresuar që kjo periudhë e pandemisë të kaloj sa më parë, fillimisht bizneset ta marrin vetën, të fillojnë të përmirësojnë likuiditetin e tyre dhe njëkohësisht edhe aftësitë e zhvillimit të aktivitetit të tyre në treg atëherë edhe ne si institucion do të fillojmë të bëjmë veprimet apo aktivitetet e rregullta tonat”, tha Murtezaj.