Tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës të Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Prizren, janë therur me thikë të shtunën pasdite gjatë një intervenimi.
Lidhur me rastin policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se policët e therur janë dy meshkuj dhe një femër.
Policia njofton se i dyshuari që ka therur pjesëtarët e policisë ishte narkoman i mbyllur në një dhomë shtëpie.
“Raportohet se dy meshkuj dhe një femër kosovar-e pjesëtarë të PK-së (në detyrë zyrtare) kanë pranuar tretmanë mjekësor, pasi që gjatë një intervenimi janë therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar (narkoman) i cili ishte i ngujuar (mbyllur) në një dhomë shtëpie”, thuhet në raport.Reklama
Policia ja njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Togeri i policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi dje për Telegrafin ka bërë të ditur se njëri nga zyrtarët policorë ka marrë lëndime më të rënda dhe është transportuar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, ndërsa dy të tjerët janë trajtuar në Spitalin e Prizrenit. /Telegrafi/