Reshjet e shiut pritet të ndalen, kështu tha koordinatori dhe parashikuesi i motit në Institutin Hidrometereologjik të Kosovës, Besim Aliu.
Aliu theksoi se javën e ardhme pritet edhe një ulje e temperaturave, pasi hyjmë në stinën e vjeshtës.
“Reshjet e shiut do të ndalen dhe do të kemi pastaj ulje të temperaturave në dy vlerat ekstreme si minimalet ashtu edhe maksimalet. Do të jenë temperatura tipike vjeshtore meqë edhe në fundin e javës së ardhshme hyjmë në stinën e vjeshtës dhe këto temperatura do të jenë më të ulta krahasuar me javët që po i lëme pas”
Ai tregoi se në cilat rajone janë regjistru më shumë reshje.
“Keto reshje më shumë janë regjistru në Malishevë në Ferizaj dhe në perendim. Këto reshje tashme janë duke e zvogëlu intensitetin” deklaroi Aliu për “Gazeta Blic.
Reshjet e mëdha të shiut që kanë përfshirë vendin mbrëmë dhe sot kanë shkaktuar vërshime të mëdha në Kosovë.
Dy komunat më të prekura janë ajo e Gjakovës dhe Rahovecit.
Në dy komunat raportohet për dëme të shumta në bujqësi, infrastrukturë dhe biznese.