Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar paraburgim për të dyshuarin e 12-të për dhunimin e 11 vjeçares në Prishtinë.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj.
Ajo tha se prokuroria ka paraqitë kërkesë në gjykatën kompetente për caktimin e paraburgimit ndaj tij.
Ndryshe, ky është personi i 12-të i arrestuar nën dyshimin për dhunimin e 11-vjeçares, në dy raste të ndara. 11 persona, në mesin e tyre disa të mitur ndodhen në paraburgim.