Përdoret nga të gjitha moshat, arsyet pse duhet të konsumoni qumështin e bletës

Kuron shumë probleme shëndetësore dhe është jashtëzakonisht i rëndësishëm për shëndetin tuaj.

E kemi fjalën për qumështin e bletës i cili mbi të gjitha mund të përdoret nga të gjitha moshat. Ajo është një masë xhelatinore e prodhuar nga bletët punëtore për të ushqyer larvat dhe bletën mbretëreshë. Jo të gjithë i dimë efektet mahnitëse që ai ka nëse ne e përdorim rregullisht.

Qumështi i bletës ka efekt antioksidues dhe antiinflamator, zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe ul nivelet e kolesterolit të keq, proteinat specifike që gjenden në qumështin e bletës ulin presionin e lartë të gjakut, përmirëson shëndetin e trurit, trajton sindromën e syve të thatë, rrit sekretimin e lotëve, redukton efektet anësore të trajtimit të kancerit, forcon imunitetin dhe trajton disa simptoma të menopauzës.

Ndërkaq, sipas një studimi, qumështi i bletës thuhet se zvogëlon nivelin e depresionit, përmirëson kujtesën pas menopauzës si dhe ndihmon në shërimin e plagëve dhe riparimin e lëkurës. Ndërkaq, rikujtojmë që edhe pse konsiderohet si ushqimi më i shëndetshëm, mjalti mund të jetë i dëmshëm, e në disa raste edhe i rrezikshëm për shëndetin. Sipas Top Albania Radio specialistët shëndetësorë paralajmërojnë se mjalti, i cili normalisht konsiderohet si një ushqim i shëndetshëm, nuk duhet të teprohet në asnjë rast.

Të rinjtë nuk duhet të marrin më shumë se 2-3 lugë çaji nga ky nektar i ëmbël në ditë dhe personave që vuajnë nga disa sëmundje nuk rekomandohet të marrin më shumë se një lugë gjatë ditës. Personat obezë dhe ata që vuajnë nga diabeti, ateroskleroza apo hipertensioni duhet të kenë kujdes kur konsumojnë mjaltë. Nutricionistët paralajmërojnë gjithashtu se çdokush mund të jetë alergjik ndaj mjaltit, pavarësisht nga mosha. Ky ushqim përmban acide, ushqime që irritojnë stomakun, ndaj konsumimi i tepërt i mjaltit mund të shkaktojë gastrit, madje edhe ulçerë.