Një person është vrarë me thikë në Podujevë.
Policia njofton se viktima është goditur nga një person i panjohur për të pas një mosmarrëveshjeje në trafik.
Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK, por nuk ka arritur t’iu mbijetojë lëndimeve të shkaktuara dhe ka ndërruar jetë.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.