Mbrëmjen e kaluar, në Tiranë, u mbajt koncerti i shumëpritur nga Rita Ora.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, ka elektrizuar skenën e Tiranës, shkruan lajmi.net.
Pas kësaj, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka quajtur kinge, Rita Orën.
Ai ka postuar një fotografi të këngëtares në llogarinë e tij në ‘Facebook’, me fustanin kuq e zi dhe shqiponjë të dizajnuar nga Valdrin Sahiti.
“Faleminderit kinge”, shkroi Rama.
Rita Ora performoi para mijëra njerëzve në sheshin “Skenderbej” ku hyrja ishte falas.