Polica ka dhënë detaje rreth vdekjes së një njëvjeçari, që dyshohet se u aksidentua për vdekje me veturë nga babai i tij në oborrin e shtëpisë në Fushë Kosovë.
Fëmija, pas lëndimeve të marra, ishte dërguar në QKUK aty ku edhe u konstatua vdekja e viktimës, të martën rreth orës 16.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion, ndërkaq i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, njofton Policia në raportin 24 orësh.