Vezët e plota përmbajnë sasi shumë të larta të kolesterolit në to. Nëse niveli i kolesterolit rritet shumë, atëherë ekziston një shans i lartë për të zhvilluar sëmundje të lidhura me nxehtësinë. Por nuk janë vetëm vezët që e rrisin këtë rrezik, raporton portali “The Health”.
Mund të jetë shumë konfuze për disa njerëz për shkak të sasisë së kolesterolit të pranishëm në vezë, prandaj hulumtuesit profesionalë e kanë kryer një studim shumë të detajuar, bazuar vetëm në të kuptuarit e ndikimit të vezëve në nivelet e kolesterolit.
Shprehitë dietale të popullatave të mëdha u ndoqën nga ekspertët dhe ata sugjeruan një lidhje të caktuar midis kolesterolit dhe sëmundjeve të zemrës. Nivelet e larta të kolesterolit në gjak mund të çojnë në depozitime yndyrore në muret e arterieve. Këto mund të ngurtësohen me kalimin e kohës dhe pastaj përfundimisht shkëputen, duke çuar në formimin e mpiksjeve që mund të shkaktojnë goditje dhe sulme në zemër.
Por, si luan rol konsumimi i vezëve të plota në këtë fenomen?
Sipas hulumtimit të gjerë të kryer nga Komiteti Këshillimor i Udhëzimeve Dietale të Shteteve të Bashkuara, kolesteroli dietal nuk luan ndonjë rol në zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Një pjesë e hulumtimit që grupi e shqyrtoi, ishte një studim i vitit 1999 që nuk tregoi rritje të sëmundjeve të zemrës tek njerëzit e shëndetshëm që hanin një vezë çdo ditë, pra gjithsej shtatë vezë në javë.
Më shumë kërkime u kryen për ta vërtetuar këtë teori. Sipas një studimi tjetër të publikuar në gazetën, “The American Journal of Clinical Nutrition”, në vitin 2018, u konstatua se njerëzit që i hanin së paku 12 vezë në javë, derisa ndiqnin dieta të shëndetshme për humbjen e peshës, gjithashtu nuk kishin zhvilluar asnjë lloj sëmundjeje kardiovaskulare gjatë dietës së tyre. Në fakt, ata patën mundësi të humbin peshë më shpejtë. Ekspertët shëndetësorë thonë se dieta me vezë mund të ndihmojnë në humbjen e shpejtë të peshës, nëse balancohet në mënyrën e duhur. Prandaj, të jeni të sigurt se konsumimi i vezëve nuk do të çojë në nivele të larta të kolesterolit në gjak.
Por, a mund të hani vezë nëse tashmë keni nivele të larta të kolesterolit?
Ju mund të mbani çdo lloj diete të shëndetshme nëse nuk keni nivele të larta të kolesterolit të keq, diabet të tipit 2 apo presion të lartë të gjakut. Mund të hani vezë sa të doni së bashku me produkte tjera të pasura me vlera ushqyese, si frutat, perimet dhe drithërat e plota. Hulumtuesit sugjerojnë që nëse konsumoni ushqime tjera që kanë nivele të ulëta të kolesterolit, vezët nuk do të kenë ndikim të keq në shëndetin tuaj.
Por gjithsesi këshilloheni të bëni kujdes kur konsumoni ushqime të larta në kolesterol. Mos e teproni me konsumimin e vezëve. Mbani një dietë të ekuilibruar. Nëse dieta juaj tashmë është shumë e lartë në yndyra të ngopura, ngrënia e ushqimeve shtesë, të pasura me kolesterol, mund të rrisë nivelet e kolesterolit të keq në trupin tuaj.