Dashi
Edhe pse në një lidhje, sot do ndiheni me te vetmuar se kurrë. Partneri do jete i angazhuar me disa çështje te rëndësishme dhe do ju lërë shumë pas dore. Beqarët nuk do arrijnë dot të fiksohen pas një personi pasi do marrin shumë ftesa njëherësh. Në planin financiar ka rrezik të keni goxha vështirësi dhe do ju duhet ndihmë nga të afërmit për t’ia dalë mbanë.
Demi
Dite e qete, pa probleme, por edhe pa pasion te madh. Beni ato qe do ndjeni dhe mos mendoni aspak për te ardhmen e largët. Beqaret nuk do ndihen mire me takimet qe do realizojnë dhe do preferojnë te qëndrojnë vetëm edhe për disa kohe. Ne planin financiar do kaloni një dite goxha te vështirë. Kërkoni ndihme nga familjaret ose miqtë e ngushte sepse përndryshe nuk do ja dilni dot.
Binjakët
Rutina do mbizotërojë gjate gjithë kohës sot ne jetën tuaj ne çift dhe ne disa momente edhe mund te mërziteni. Flisni me partnerin dhe mundohuni te bëni ndonjë ndryshim. Beqaret do jene me te favorizuar dhe mund te kenë ndryshime drastike te statusit. Për financat nuk do keni për çfarë te qaheni pasi gjendja ka për te qene e shkëlqyer ne çdo moment.
Gaforrja
Çfarë do qe te ndodhe sot ju do e ruani qetësinë dhe nuk do i largoheni partnerit. Ju e dini mire sa shume ai ju dashuron dhe ndonjë fjale te gabuar te tij ne momente inati nuk do e merrni parasysh. Beqaret do bëjnë mire te mos nxitohen e te hedhin hapa sepse mund te lëndohen pamase. Ne planin FInanciar nuk duhet te ndërmerrni shume rreziqe sepse situata mund te përkeqësohet.
Luani
Dita e sotme do ketë vështirësi te vogla sot, por asgjë për t’u alarmuar. Çdo gjë duhet marre sa me shtruar qe te jete e mundur. Beqaret do kenë njohje te reja qe ne mëngjes, por takimi i shumëpritur do ndodhe ne orët e pasdites. Shume gjera kane për te ndryshuar shpejt për ta. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj, por ju duhet te dini si t’i menaxhoni paratë.
Virgjeresha
Dite e jashtëzakonshme ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni emocione te forta dhe do ju duket sikur jeni ne një ëndërr. Beqaret duhet t’i bëjnë sytë katër nëse duan te gjejnë personin e duhur. Nëse presin qe ai te vije vete t’i kërkojë, do jene te humbur. Financat duhet t’i keni nen kujdes. Po shpenzuat edhe për gjera te panevojshme keni për te mbetur pa para.
Peshorja
Nuk duhet ne asnjë mënyrë te mundoheni ta bëni xheloz partnerin tuaj sot sepse pasojat mund te jene te mëdha. Mundohuni vetëm te dashuroheni si ta ndjeni dhe largoni dyshimet. beqaret duhet te bëjnë ende durim për te gjetur personin me te përshtatshëm. Financat do dini si t’i organizoni dhe gjendja do mbetet e kënaqshme ne çdo moment. Vazhdoni me këtë sjellje.
Akrepi
Marrëdhënia juaj ne çift do jete goxha e mire sot. Do jeni te dy palët ne humor dhe do bashkëpunoni për gjithçka. Edhe ata qe kane pasur mosmarrëveshje mund te ndihen keq. Beqaret nuk do arrijnë dot ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë dhe do mbeten me te njëjtin status. Financat do arrini t’i menaxhoni me kujdes dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.
Shigjetari
Dite e zakonshme ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Për fat te mire nuk do ketë mosmarrëveshje, por ne përgjithësi do mbizotërojë qetësia. Beqaret qe duan lidhje serioze duhet te presin edhe pak kohe, ndërsa ata qe preferojnë aventurat kalimtare do jene me shume fat. Me shpenzimet tregohuni objektive dhe mendoni paksa edhe për te ardhmen.
Bricjapi
Dite me shume fat do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni me se miri pranë atij qe dashuroni dhe mund te pranoni te hidhni edhe hapa me tej. Beqaret do afrohen akoma me shume me disa persona te njohur rishtazi. Lidhja e tyre mund te thellohet edhe me tepër. Ne planin FInanciar gjendja do vije gjithnjë e duke u përmirësuar.
Ujori
Dite e paqëndrueshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Here pas here do keni aq shume debate me partnerin saqë mund te mendoni edhe te ndaheni. Beqaret ka mundësi te takojnë persona interesante ne mjedisin e punës. Financat do vazhdojnë te mbeten te paqëndrueshme edhe për një kohe te gjate. Kujdes me çdo lloj shpenzimi.
Peshqit
Do jeni shume nervoze sot ju te dashuruarit dhe mund t’i thoni partnerit gjera te gabuara. Po nuk folët me te dhe t’ia shpjegoni situatën mund te keni probleme akoma me te renda. Beqaret do bëjnë mire te mos nxitohen për asgjë sepse gjithçka ka kohen e vet. Me shpenzimet do jeni impulsive dhe mund te bëni gabime te mëdha me pasoja te renda për te ardhmen.