Kosova javën e fundit ka shënuar progres sa i përket menaxhimit të situatës me COVID-19.
Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, për 6 ditë, janë shëruar 170 persona.
Ndërkaq vetëm 60 raste të reja me COVID-19.
Infektologu Valbon Krasniqi, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se numri i të shëruarve do të tejkalojë numrin e rasteve me koronavirus.
“Një javë fantastike në Kosovë. Për 6 ditë 170 të shëruar, vetëm 60 raste të reja. Sot në klinikë, asnjë rast i ri. Koronavirusi ka marrë teposhtën. Këto 2 vija shpejt do të priten (takohen) dhe numri i të shëruarve do të tejkalojë numrin e rasteve aktive (personat me COVID). Me Fat Kosovë. Vazhdojmë…”, ka shkruar Krasniqi.