Ndeshja më interesante e javës pritet të jetë në mes Prishtinës dhe Ballkanit.
Prishtina e etur për rezultate ndaj Ballkanit pasi në pesë ndeshjet e fundit kampionale nuk ka njohur rezultat pozitiv është mobilizuar maksimalisht për këtë përballje.
Nga trajneri Ismet Munishi e deri te Kryetari i Komunës së Kryeqytetit, Përparinm Rama kanë bërë thirrje publike për përkrahje.
Prishtina si skuadra më e trofeshme kërkon kthimin e lavdisë, derisa Ballkani po e krijon atë pikërisht në këtë pjesë të historisë së tij 75 vjeçare.
Ballkani për herë të parë takohet me prishtinasit si kampion në fuqi, derisa mendjen e mbanë edhe te takimi i së enjtës ndaj rumunëve të Cluj.
Ndoshta ky takim në Grupet e Conference League, është pika mē e dobët e Ballkanit për sonte mbrëma, pasi duhet ruajtur energjinë, për dallim nga Prishtina e cila ska çka humbas dhe do t’i futet takimit me të gjithë energjinë.
Takimi do të drejtohet nga referi me thirrje ndërkombëtare, Visar Kastrati, i ndihmuar nga asistetentët, Besnik Morina dhe Granit Hyseni. Gjyqtari i katërt është caktuar Mentor Ajeti, derisa në VAR do të jenë Granit Pacolli dhe Edmond Zeqiri.
Takimi është i vlefshëm për xhiron e pestë dhe zhvillohet sonte nga ora 20.00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.