Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se i kanë kthyer në prodhim njësitin B2 dhe A3.
Sipas KEK-ut të njejtit sigurojnë se do të vazhdojnë me përkushtim t’i përfundojnë edhe remontet e rregullta në njësitë tjera konform planit në mënyrë që deri në fillim të sezonit dimëror të operoj me dy njësi të TC-A dhe dy njësi të TC-B me kapacitet rreth 800 MW/h.
Njoftimi i plotë i KEK-ut:
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton opinionin se pas një angazhimi maksimal të ekspertëve, menaxhmentit dhe gjithë punonjësve të korporatës sot ka përfunduar remonti i rregullt në njësinë prodhuese B-2, kjo njësi tashmë është duke prodhuar rreth 260 MW/h.
Njëherësh mëngjesin e sotëm ka përfunduar edhe sanimi i rrjedhjeve të ujit në njësinë A-3, kjo njësi gjithashtu është kthyer në prodhim me kapacitet prej rreth 130 MW/h.
Korporata Energjetike e Kosovës ju siguron që do të vazhdoj me përkushtim t’i përfundoj edhe remontet e rregullta në njësitë tjera konform planit në mënyrë qe deri ne fillim të sezonit dimëror të operoj me dy njësi të TC-A dhe dy njësi të TC-B me kapacitet prej rreth 800 MW/h