Arbana Osmani sjell në jetë vajzën, i vendos emrin e veçantë

Moderatorja shqiptare, Arbana Osmani, është bërë nënë për herë të tretë. Ajo solli në jetë një vajzë e së cilës i vendosi emrin e veçantë.

Moderatorja ka vendosur që vajzën ta quaj Zoi.

“Bekimi i tretë i jetës sime sot na mbushi plot Jetë; Mirë se vjen Zoi. Unë, babai yt dhe vëllezërit e tu që tani po çmendemi pas vajzës që aq shumë kam ëndërruar”, ka shkruar moderatorja.

Arbana tashmë u bë me tre fëmijë pasi ka dy djem./Lajmi.net/