Sot duke nisur nga ora 12:00, në Prishtinë do të protestohet kundër dhunimit të 11-vjeçares nga pesë persona – kjo me qëllim që të kërkohet drejtësi në mënyrë që dhunuesit ta marrin ndëshkimin e merituar.
Protesta do të organizohet nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, në Sheshin “Zahir Pajaziti”.
Të martën është mbajtur edhe një tjetër protestë, po me qëllimin e njëjtë.
Si rrjedh e kësaj ngjarje, të martën ka dhënë dorëheqje drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.
E ka cilësuar “akt moral”, dorëheqja është pranuar nga kryeministri Albin Kurti, i cili të hënën po ashtu e ka dënuar ashpër dhunimin e 11-vjeçares.
Njëjtë, edhe politikanë tjerë të pushtetit, më pas akterë të shoqërisë civile, akademisë e gazetarisë, si dhe qytetarë kishin reagime nëpër rrjete sociale për ta kundërshtuar dhunën ndaj grave dhe fëmijëve.