Zona e “Mylsym Shyrit” në kryeqytet është tronditur këtë të martë pasdite, kur një burrë ka marrë armën e zjarrin dhe ka qëlluar drejt vëllait dhe kunatës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në ambientet e një lokali. Konflikti mbi pronën dyshohet të jetë shkaku që shtyu Arsen Muskurtin (që mban dhe emrin Hamza Kastrati) të vrasë vëllanë dhe kunatën. Dy vëllezërit kanë qenë bashkëpronarë të një agjencie turistike, por në vitin 2018 biznesi kaloi në pronësi të viktimës.
Dy vëllezërit dyshohet se janë konfliktuar në zonën e “Myslym Shyrit”, në rrugën “Islam Alla”, dhe debati ka degraduar në përdorimin e armëve. Arsen Muskurti, që tashmë është shpallur në kërkim, ka qëlluar për vdekje drejt vëllait 44-vjeçar dhe bashkëshortes së Dritan Muskurti, Nora Muskurtin.
Dëshmitarë okularë në vendin e ngjarjes kanë qenë shumë banorë të zonës dhe kalimtarë të rastit.
Pas rreth dy orësh, FNSH dhe RENEA e ka kapur autorin në zonën e “5 Majit”. Gjatë arrestimit, autori ka qenë i armatosur.
Kjo vrasje e dyfishtë është e dyta në harkun e pak orëve. Natën e kaluar në Lezhë, Besnik Pjetri vrau ish-kunatin Gent Përjaku dhe ish-vjehrrin Pjeter Përjakun. Vrasja ndodhi në fshatin Grykë Zezë të Lezhës pas një konflikti që erdhi pas divorcit të Besnik Pjetrit me vajzën e familjes Përjaku.
Me këto ngjarje rritet më tej bilanci i vrasjeve. Kjo është vrasja e 24-të e kësaj vere, ndërkohë që 29 persona kanë humbur jetën, duke vënë në pikëpyetje sigurinë për jetën në vendin tonë.