“Strukturat paralele u legalizuan, rroftë qeveria”, shkruan në pankartën e vendosur nga Partia Socialdemokrate (PSD), para objektit të Qeverisë.
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj tha para mediave se në dialogun Kosovë-Serbi ka dakordim, por jo edhe marrëveshje.
“Janë marrë vesh, e nuk na kanë treguar për çfarë janë marrë vesh. Këtë e kanë vërë me qëllim për shkak që ata kanë bërë një marrëveshje dhe është shumë e dëmshme, për shkak se marrëveshja e re i ka legalizuar, i ka pranuar dokumentet e strukturave paralele të Serbisë, që janë edhe ilegale”, ka thënë Molliqaj.
Në pankartën e vendosur, Molliqaj shtoi se kanë paraqitur karta të identifikimit që lëshohen nga drejtoritë e policisë për rajone të ndryshme. Ai shtoi se Kurti është dakorduar që në Kosovë mund të futesh me dokument që Kosovën e trajton si pjesë të Serbisë.