Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje tre liderëve të opozitës, Lumir Abdixhikut, Memli Krasniqit dhe Ramush Haradinajt, që të takohen për të biseduar për takimin e fundit që kishte në Bruksel me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Përveç në formë elektronike, ftesat për këtë takim krerëve të opozitës do t’u dërgohen edhe formë fizike, ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
Ramush Haradinaj është lideri i parë nga opozita që e ka konfirmuar pjesëmarrjen. I pyetur nga Indeksonline nëse do t’i përgjigjet ftesës së Kurtit, Haradinaj ka thënë se do të jetë pjesë e takimit. Ora e takimit të nesërm do të bëhet e ditur gjatë ditës kur do iu dërgohen ftesat në formë fizike krerëve të partive opozitare.