Prej disa muajve dihet që iPhone mini këtë vit nuk do të prezantohet, por sipas informacioneve më të reja – formati prej 5.4-inç do të mund të jetë i qasshëm edhe te një gjeneratë.
Apple e prezantoi iPhone mini me qëllim që të ofrojë si alternativë ndaj pajisjeve më të mëdha.
Ka një ekran prej 5.4-iniç, ku iPhone mini është tërheqës për blerësit e modeleve klasike të iPhone që pëlqejnë ekranin prej 4.7-inç dhe që nuk duan të bartin me vete pajisje të mëdha, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, Apple është ballafaquar me probleme kur bëhet fjalë për iPhone mini, e kjo është shitja e kësaj pajisje në treg.
Nga prezantimi, iPhone mini nuk i ka arsyetuar pritje kur bëhet fjalë për shitje, e shumica e përdoruesve pretendonin që Apple nuk ka arritur të prodhojë një telefon mini, pavarësisht fushatës së madhe të marketingut.
Personat që janë ekspertë më gjendjen në treg dhe planin e kompanisë Apple, prej kohësh pretendojnë që kompania nga Cupertino ka vendosur të heq dorë nga iPhone mini sapo të publikohet linja e iPhone 14.
Megjithatë shumë ueb-faqe citojnë parterë të zinxhirit furnizues të kompanisë Apple në Azi, që pretendojnë se iPhone 14 mini megjithatë do të prezantohet.
Seria e re e Iphone do të prezantohet më 7 shtator, dhe sipas njohësve të fushës iPhone 14 mini po shqyrtohet si opsion.
Por deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar për një gjë të tillë, pra mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në ngjarjen më të madhe të vitit në fushën e teknologjisë informative.