Kristjan Asllani është rrëfyer në revistën që bën zakonisht Serie A në prag të ndeshjeve. “Kam lindur në Elbasan në Shqipëri dhe kam një lidhje të fortë me tokën time. Jam shumë krenar për origjinën dhe po ashtu që kam veshur fanellën e Kombëtares shqiptare”, tregon fillimisht mesfushori i Interit.
“Pastaj jam transferuar me familjen në Itali. Empoli është një qytet shumë i rëndësishëm, kam kaluar 13 vite të jetës sime aty ku jam rritur si njeri dhe si lojtar. Qyteti tjetër që më ka shënjuar është ky ku jam tani, Milano, është e tashmja dhe e ardhmja ime”.
Më tej ai shton: “Unë kurrë nuk kam pasur një idhull, por kam admiruar disa lojtarë për karakterin dhe teknikën e tyre, si Shnajderin e Pirlon. Mësimi më i rëndësishëm që mbaj gjithmonë me vete është të qëndroj i përulur dhe t’i mbaj këmbët fort në tokë”.
“Goli më i rëndësishëm për mua ishte ai që shënova në ‘San Siro’ kundër Interit sezonin e kaluar. Ishte goli im i parë dhe i vetëm në Serinë A dhe si i tillë nuk harrohet kurrë.
Tani unë jam pjesë e kësaj skuadre dhe është disi e çuditshme, por ai gol, goditja me të djathtën pas kontrollit të topit të gjatë të Fiamocit, është pjesë e rrugës që më solli deri këtu”.
“Ndërkohë, me Interin nuk kam gjetur ende golin e parë zyrtar, por ndaj Monakos shënova me të majtën dhe mbi të gjitha mbaj mend reagimin e publikut zikaltër. Si tifoz interist, t’i dëgjoja emrin tim të brohoritur prej tyre, ishte një emocion i madh”.