Tensioni i lartë i gjakut është një problem shumë i përhapur shëndetësor. Nëse nuk trajtohet siç duhet, hipertensioni mund të transformohet në një problem shqetësues duke shkaktuar diabet, sëmundje kardiovaskulare, probleme me aftësitë e trurit dhe dështim të veshkave.
Shumica e njerëzve që vuajnë nga tensioni i lartë përdorin medikamente të cilat shoqërohen me efekte anësore përfshirë: pagjumësinë, marramendjen apo kontraktime të muskujve.
Por mund të përdoren shumë thjeshtë edhe disa ushqime ose produkte që gjenden lehtë në shtëpi siç janë hudhra, limoni apo uthulla e mollës.
Kura e parë me lëng limoni:
Përbërësit: Ujë, një limon.
Udhëzimet:
Të shtrydhet lëngu i limonit në një gotë me ujë dhe të pihet çdo mëngjes përpara se të konsumohet ushqimi.
Limonët kanë aftësinë të ruajnë fleksibilitetin dhe funksionet e enëve të gjakut duke ulur kështu tensionin.
Kura e dytë me hudhër
Hudhra përmban substanca sulfuri që kanë aftësinë të ulin tensionin e gjakut dhe largojnë toksinat dhe kolesterolin nga organizmi.
Këto substanca stimulojnë prodhimin e oksidit nitrik dhe të rregullojnë tensionin e gjakut, duke i zgjeruar enët e tij.
Duhet konsumuar 2-4 thelpinj hudhër të freskët në mëngjes përpara se të hahet ushqimi ose përpara fjetjes. Hudhra duhet ngrënë e gjallë sepse gatimi humbet shumicën e ushqyesve të nevojshëm.
Kura e tretë me uthull molle dhe sodë buke
Përbërësit: Ujë, një majë luge çaji me sodë buke, një lugë gjelle me uthull molle
Udhëzimet:
Uthulla e mollës përmban shumë minerale të dobishme si kaliumi, magnezi dhe kalciumi. Këto minerale janë thelbësore për qarkullimin e gjakut dhe uljen e tensionit.
Të përzihet një lugë gjelle me uthull molle, një majë luge çaji me sodë buke dhe një gotë me ujë.
Të konsumohet dy herë në ditë për rezultate më të mira./Agroweb/