Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se nga takimi i tretë në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, pret arritjen e dy marrëveshjeve.
Ai ka thënë se ujditë mund të jenë për çështjet që kanë nxitur tensione në veri.
“Mendoj se dy gjëra mund të dalin nga ai takim e para është që do të ketë mbase një marrëveshje se si do të vazhdojnë me çështjen e targave për të cilën ka kohë që është duke u diskutuar. Dhe është folur që mund të ketë një deklaratë të përbashkët për çështjen e të pagjeturve”, ka thënë Ymeri për EO.
Ai ka thënë se përfshirja më e thellë e ShBA-së në këtë proces mund të sjell rezultate më të mëdha.
“Mendoj se mund të kemi një lloj zotimi mbase të dy liderëve sesi do të ecim përpara në procesin e dialogut. Marrëveshje të shpejtë nuk mund të ketë. Mendoj që interesimi i vendeve perëndimore ekziston dhe ShBA-së që të kemi një proces të përshpejtuar të dialogut dhe të arrijmë një marrëveshje. Kjo varet edhe prej nivelit të përfshirjes së ShBA-së. Nëse ShBA janë të përfshira në dialog mendoj që gjasat janë që të arrijmë më shpejt nëse jo nuk shoh një përparim të shpejt në dialog”, është shprehur ai.