Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), ka thënë se do të sigurohen që në vitin e ri shkollor 2022/23 çdo fëmijë të jetë në bankat shkollore, ashtu siç është e garantuar e drejta për shkollim Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Kushtetutën e Kosovës dhe Ligjin për Arsimin Parauniversitar.
“Ministria e Arsimit do të angazhohet në avancimin e sistemit arsimor dhe krijimin e një mjedisi të sigurt, të favorshëm dhe mbështetës për të gjithë ku askush nuk ndihet i përjashtuar dhe cenuar”, thuhet në njoftimin e MASHT-it në Facebook.
Menjëherë pas njoftimit, kanë pasuar komentet e shumta nga qytetarët që kërkojnë ndryshimin e udhëzimit administrativ për bartjen e shamisë në shkolla. Kjo fushatë ka tash e disa ditë që ka nisur në rrjetet sociale.
MASHTI ndër të tjera bëri të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet për vitin e ri shkollor që nis në fillimit të shtatorit.