Këto pije alkoolike janë shumë të këqija për shëndetin e zemrës


Ndërsa rriteni, filloni të mendoni gjithnjë e më shumë për efektet që alkooli ka në shëndetin tuaj. Janë disa pije alkoolike që duhet t’i shmangni sepse kanë një efekt të keq në zemrën tuaj.


Në vend të parë është rumi i përzier me Coca-Cola. Doktoresha Lisa Young ka thënë në një intervistë për revistën “Eat This – Not That” se në fakt çdo pije alkoolike në kombinim me pijet e gazuara është e pashëndetshme për zemrën.

Hulumtimi i publikuar së fundmi në Gazetën e Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë tregoi se ata që konsumojnë rregullisht pije të gazuara kanë një rrezik në rritje të sëmundjeve të zemrës dhe sulmit në tru. Në kombinim me alkoolin, ato mund të jenë fatale.

Pija e dytë që duhet të shmangni është Pina Colada.

Yndyrat rrisin nivelin e LDL, ose kolesterolit të keq, që çon në komplikime në zemër.

Një pije tjetër që është e pashëndetshme është çaji i ftohtë që përzihet me alkool sepse është i pasur me sheqer dhe kalori.