Edicioni i sivjetmë i festivalit “Sunny Hill” është përcjellë me shumë kritika për listën e performuesve, duke thënë se nuk është në nivelin e duhur. Një përplasje për këtë ka ndodhur edhe mes analistit, Astrit Gashi dhe organizatorit të “Sunny Hill Festival”, Alban Kastrati.
Gashi, në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se në listën e performuesve në “Sunny Hill” ka pasur vend edhe për Shemin e Ilirëve.
Ai tha se disa “DJ sado të njohur pa problem i kishin sjellë në Kosovë” edhe pronarët e diskotekave në vend.
E siç duket, këto deklarata të analistit, Astrit Gashi, nuk i kanë pëlqyer, organizatorit të këtij festivali, Alban Kastrati.
Ai i ka komentuar Gashit në postim.
“Kur te organizon Astrit Gashi një më të mirë, i krahasojmë. Edhe unë premtoj që nuk lypi VIP bileta falas, sikur ky mu”, ka shkruar Kastrati teksa Gashi i është përgjigjur se “përshkrim të punës e ki edhe me shpif. Nuk ki nevojë me m’kërku falje kur të më sheh e as me ul kryt – të kuptoje. T’fala Dugit”.
E në koment, i është përgjigjur Gashi.
“hahahahahahaha pershkrim te punes e ki edhe me shpif. Nuk ki nevoje me m’kerku falje kur te me sheh e as me ul kryt- te kuptoj. T’fala Dugit”, është përgjigja e Gashit për Kastratin.
Ndërsa pak më parë, Gashi ka shkruar sërish në Facebook.
Ai tha se “shumë ju paska dhimt statusi në FB, se i paskan ndërsy “trolls” me rrejt për ta! SHIK style”.
Ai poashtu tha se line up-i nuk ka qenë në nivelin e pretenduar dhe “festivali nuk e ka arsyetu veten”.
Kujtojmë që “Sunny Hill Festival” është mbajtur për katër net në parkun e Gërmisë, duke u bërë kështu kryetemë e mediave. Në natën e ka parë ka performuar këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, ndërsa më pas kanë qenë edhe J Balvin, Skepta e Diplo.