“Do të flas dhe shumë njerëz do pendohen”, Einxhel reagon për herë të parë pas publikimit të fotos me barkun e rrumbullakosur


Prej disa kohësh po përflitet për një shtatzëni të mundshme të moderatores së njohur, Einxhel Shkira. Madje së fundmi është publikuar edhe një fotografi ku duket barku i rrumbullakosur.

Lidhur me këto, ish-banorja e “Big Brother VIP” ka vendosur që të reagojë përmes një postimi në “Twitter”.

Einxhel fotografohet rrugëve të Prishtinës, i vërehet barku i fryrë

“Një ditë do flas dhe do vë shumë pika mbi “i”… Atë ditë shumë njerëz do pendohen që janë ngatërruar me personin e gabuar”, ka shkruar Einxhel pa dhënë asnjë detaj më shumë.