Aktualisht janë 7 mijë e 988 raste aktive me COVID-19 në Kosovë.
Të dhënat e fundit të IKSHP-së tregojnë për 618 raste të reja, ndërkohë që një person ka vdekur nga koronavirusi.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 1 mijë e 331 qytetarë.
Ministria e Shëndetësisë tregon se deri më tani janë dhënë 903,971 vaksina të dozës së parë, 824,248 të dozës së dytë, 104,729 të dozës së tretë dhe 1,516 të asaj së katërtës.