Challandes: Interesante të luash ndaj skuadrave si Greqia dhe Sllovenia

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, duke folur për shortin e Nations League, ka thënë se ky nuk është një short aq i mirë, por nuk është i zhgënjyer.

“Mendoj se nuk është një short i mirë, por nuk jam i zhgënjyer. Në rregull ne jemi në grupin C dhe luajmë kundër kundërshtarëve si Sllovenia që ishte në Kampionat Evropian dhe ka arritur të luajë mirë. Pastaj është edhe Greqia”, tha Challandes, transmeton zeri.info.

“Por, nuk jam i zhgënjyer. Për mua është një mundësi për progres. Mendoj se është mirë për Kosovën, për zhvillimin dhe për progresin e futbollit tonë”, shtoi zvicerani.

“Mendoj se është një mundësi e mirë për treguar atë që mund të bëjmë. Është shumë interesante të luash ndaj skuadrave si Greqia dhe Sllovenia. Është mirë për ne. Është një mundësi e mirë për t’u përgatitur për kualifikueset e ardhshme”, u shpreh ai.