Dardhat janë konsumuar me shekuj për shijen e tyre të mrekullueshme dhe përfitimet e supozuara shëndetësore. Janë një nga frutat më të gjithanshme të cilat mund të jenë pjesë e recetave të shijshme ushqimore.
Për t’i marrë të gjitha përfitimet e mahnitshme shëndetësore që i ofron dardha, sigurohuni që ta hani atë të plotë, pasi lëkura shumëngjyrëshe është vendi ku përqendrohen shumë nga antioksidantët e frutave, raporton portali “Eat This, Not That”.
Këto janë katër arsye pse duhet t’i konsumoni dardhat të cilat kanë përfitime të rëndësishme shëndetësore dhe ushqyese.
Dardhat kanë vlera të larta ushqyese
Përveç shijes së mirë, dardhat janë të pasura edhe me vlera ushqyese. Një dardhë mesatare është burim i mirë i vitaminës C dhe fibrave. Kjo frutë gjithashtu përmban kalium, vitaminë K, magnez dhe vitamina B, për uljen e presionit të gjakut. Dardhat janë të pasura me shumë komponime bioaktive të cilat po ashtu ofrojnë një mori përfitimesh shëndetësore, duke përfshirë uljen e rrezikut për sëmundje kronike.
E ulin rrezikun për diabetin e tipit 2
Kjo është plotësisht e vërtetë. Dardha konsiderohet një ushqim me indeks të ulët glicemik, pjesërisht falë përmbajtjes së lartë të fibrave. Për më tepër, një studim i publikuar në gazetën “Food and Function”, analizoi lidhjen midis konsumit të mollës dhe dardhës me rrezikun për zhvillimin e diabetit të tipit 2. Studiuesit raportuan një reduktim prej 18% të rrezikut për diabetin e tipit 2 tek konsumuesit e këtyre dy frutave. Për çdo dardhë që e hani gjatë javës, mund ta ulni rrezikun për diabet me rreth tre për qind. Prandaj, shtimi i një dardhe në ditë në dietën tuaj të ushqimit të shëndetshëm, është i domosdoshëm.
Sigurojnë fitonutrientë të dobishëm
Dardhat, veçanërisht ato me lëkurë shumëngjyrëshe, ofrojnë fitonutrientë të dobishëm si flavonoidet. Flavonoidet dihet se ndihmojnë në zbutjen e inflamacionit duke i neutralizuar radikalet e lira. Flavonoidet gjithashtu mund të ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit të enëve të gjakut, zvogëlojnë rrezikun për sëmundjet e zemrës dhe disa lloje të kancerit dhe diabetit të tipit 2. Studime të tjera sugjerojnë se flavonoidet ndihmojnë në uljen e simptomave dhe rrezikut që lidhet me astmën dhe gjendje të tjera shëndetësore që lidhen me plakjen e parakohshme.
E ndihmojnë humbjen e peshës
Një dardhë mesatare i përmban vetëm 100 kalori dhe rreth 6 gramë fibra, rreth një e katërta e sasisë së rekomanduar ditore të fibrave. Kjo ju ndihmon që të qëndroni të ngopur më gjatë.
Dardha është një shtesë e shijshme dhe e shëndetshme në dietën e çdo personi. Ato janë kaq të gjithanshme saqë shkojnë me ushqime të kripura ose të ëmbla. Mundohuni t’i shijoni ato të freskëta, të pjekura ose të ziera.