Në selinë qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ,kanë filluar të mblidhen strukturat e partisë.
Sot gjatë ditës LDK-ja do të vendos për emrat që do të propozojnë për ministra, në seancën që është caktuar të mbahet nesër në ora 13:00.
Express merr vesh se sot në mbledhjen ku po marrin pjesë kryesia do të vendosen përfundimisht emrat e 7 ministrave që i merr LDK-ja me anë të marrëveshjes dhe emri i zëvendëskryeministrit.