Teksa shëtiste me bashkëshortin e saj Ben Affleck në rrugët e Parisit ku çifti i sapomartuar po kalon muajin e mjaltit, Jennifer Lopez tërhoqi vëmendjen me fustanin e saj elegant.
Ngjyra e bardhë thuhet nga lulet shumëngjyrëshe dhe çantë e kuqe e ndezur që mban në dorë. Veshja e artistes bëhet më e veçantë falë kombinimit që ajo ka zgjedhur, pasi duket se nuk e ka problem që një fustan kaq shik, ta veshë me një palë shapka të bardhë me gisht. Sipas People, fustani kushton 2290 dollarë, ndërsa shapkat flip-flop 55 dollarë, ndonëse në dyqane të tjerë, modele të tilla mund të blihen vetëm 5 dollarë.
Ky është kombinimi perfekt i të bukurës dhe praktike. Një palë shapka të tilla çdo vajzë i ka në shtëpi, kështu që herës tjetër, mos hezitoni t’i vishni e të jeni komode teksa shëtisni buzë detit apo kudo që të jeni duke kaluar pushimet.
Në Francë, JLo ndodhet së bashkë me vajzën, Emme dhe fëmijët e aktorit, Violet dhe Seraphina.
Në rrugët, muzetë, dyqanet dhe kafenetë e Parisit, çifti nuk i ka shpëtuar syve kureshtarë të njerëzve që dëshmojnë për momentet e bukura që familja po kalon së bashku.