Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë.
Ai do të pritet me ceremoni shtetërore nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Pas takimit është paralajmëruar konferencë e përbashkët për media.
Pas presidentes do të takohet me kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe pasdite Meta do ta takojë kryeministrin Albin Kurti.
Meta do ta përmbyllë mandatin e tij si president duke ia lënë vendin tashmë presidentit të ri shqiptar, Bajram Begaj.