Pasi sezoni në Ligue 1 u mbyll zyrtarisht nga Qeveria Franceze, PSG-së tashmë janë zyrtarisht kampion, por klubet do të humbasin 243 milion euro nga të drejtat televizive.
Njoftimi ka ardhur zyrtarisht nga Ligue 1, ku është marrë vendim që titulli i kampionit për sezonin 2019-20 shkon te Paris Saint-Germain, ku janë 12 pikë para të tjerëve.
Ky është titulli i tretë radhazi në Ligue 1.
Olympique Marseille do të hyjë në Ligën e Kampionëve dhe Rennes në raundet kualifikuese.
Lille dhe Reims shkojnë direkt në fazën e grupeve të Ligës së Evropës, ndërsa ndërsa Nice do të hyjë në play-off.
Klubet si Toulouse dhe Amiens, do të bien nga kategoria, ndërsa Lorient dhe Lens do të ngjiten.
🏆 Congratulations to @PSG_English who have been named @Ligue1Conforama champions for 2019/2020.https://t.co/ZElIcl7OTc pic.twitter.com/4bs6Y1TZ0F
— Ligue1 English (@Ligue1_ENG) April 30, 2020
Për t’i bërë gjërat më të komplikuara, L’Equipe shkruan se BeIN Sports dhe Canal + po refuzojnë të paguajnë këstin përfundimtar prej 243 milionë euro për të drejtave të TV për klubet Ligue 1 sepse ndeshjet janë anuluar.