Tuna është një nga këngëtaret më të përfolura të muzikës shqiptare. Prej vitesh, ajo ka qenë kryefjalë e mediave rozë.
Padyshim dhe jeta private e këngëtares ka qenë gjithmonë e zhurmshme.
Tuna tashmë është nënë e dy djemve dhe jeton me partnerin e saj, Patrisin, me të cilin u tha se është ndarë, por çifti i kanë hedhur poshtë zërat.
Sot është një ditë e veçantë për artisten, pasi ajo feston ditëlindjen dhe mbush plot 37 vjeçe.
Sa i përket muzikës, projekti i saj i fundit ishte në bashkëpunim me Fifin me titull “Melaqe”. Ndërsa, sot reperi Skerdi ka vendosur t’i bëjë një dhuratë duke lancuar këngën e tyre më të re së bashku.