Lulzim Rafuna është zgjedhur sot kryetar i ri i Odës Ekonimike të Kosovës (OEK). Kurse kryesues i Kuvendit të OEK-ut, është zgjedhur Sami Mazreku nga Byroja Kosovare e Sigurimeve.
Rafuna u zgjodh kryetar me 27 vota, ndërsa mandati i kryetarit është katërvjeçar.
Lulzim Rafuna më parë ishte ish-drejtor i Doganës së Kosovës, ministër në detyrë i Financave dhe këshilltar i ish-ministrit të Financave, Bedri Hamza, dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Në garë për kreun e OEK-it ishte edhe Erëza Vela e cila mori 11 vota si dhe Ruzhdi Kurtishaj 12 vota.
Kryetari i deritanishëm ishte Berat Rukiqi.