Llapi dhe Gjilani do të zbresin sot në fushë për të zhvilluar ndeshjet kthyese të rrethit të parë të Ligës së Konferencës.
E para që do të luaj ditën e sotme është Gjilani, që ka udhëtuar drejt Letonisë për ta luajtur ndeshjen e dytë ndaj Liepajas.
Skuadra e udhëhequr nga trajnerit Zekirija Ramadani ka fituar ndeshjen e parë në Prishtinë me rezultat minimal 1-0 falë një goli të shënuar nga Albert Dabiqaj.
Gjilanasit synojnë të mos mposhtën në Letoni nga Liepaja për të kaluar tutje.
Ndeshja mes Liepajas dhe Gjilanit zhvillohet me fillim nga ora 16:00 me kohën tonë lokale.
Ndërkohë punë shumë më të vështirë pritet të ketë Llapi i Tahir Batatinës ku përballë ka Budocnostin e Podgoricës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Llapjanët kanë humbur ndeshjen e parë me rezultat 2-0 dhe synojnë rikthimin e madh sonte me fillim nga ora 20:00 në kryeqytetin kosovar. /Telegrafi/