Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet tavan për shitjen e derivateve për ditën e enjte, ku kanë shënuar rritje.
Sipas njoftimit, çmimi maksimal i lejuar i gazit ka mbetur i njëjtë, kurse nafta dhe benzina janë shtrenjtuar me nga 1 cent, krahasuar me një ditë më parë, nga 1.
Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.74 euro për litër;
Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.68 euro për litër;
Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 euro për litër
Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së enjtes dhe janë të vlefshme për 24 orë.
MINT do të caktojë çdo ditë çmimet tavan për shitjen e derivateve.