Një tërmet i magnitudës 3.8 i shkallës Rihter ka goditur Shqipërinë në orët e mbrëmjes, ku epiqendra u regjistrua rreth 10 kilometra në perëndim të qytetit të Laçit.
Sipas Qendrës Sizmiologjike për Evropën dhe Mesdheun EMSC, tërmeti është regjistruar në orën 21:18 me atë lokale të Shqipërisë.
Teksa, distanca në nëntokë ku sizma është regjistruar, është prej 13 kilometrash.
Vendodhja është 10 kilometra në perëndim të Laçit dhe 38 kilometra në veri të Durrësit.
Lëkundjet kanë qenë të ndjeshme në Shqipërinë e mesme, por dëme nuk janë raportuar.
Ky është i disati tërmet, i cili godet jo vetëm Shqipërinë, por gjithë rajonin e Ballkanit.
Megjithatë, ato nuk e kanë kaluar magnitudën prej 6 ballësh dhe nuk kanë shkaktuar dëme të mëdha.