Universiteti i Prishtinës “Hasani Prishtina” ka hapur konkurs për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore, për vitin akademik 2022/2023.
Në njoftimin e UP-së të martën, thuhet se 5497 studentë të rregullt do të bëhen pjesë e universitetit në afatin e parë të konkursit.
“Për të gjithë të interesuarit, UP-ja numëron dhjetëra programe studimore në 14 fakultete, për t’u bërë pjesë e të cilave mund të aplikoni deri më datë 19 korrik 2022”, thuhet në njoftimin e “Hasan Prishtinës”, të bërë në uebfaqen zyrtare.
Sivjet, numri i vendeve të lira ka rënë për 750 euro, krahasuar me vitin e kaluar. Vjet u pranuan 6247 në këtë afat.