Ministria e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka njoftuar për çmimet e derivateve në vend për 24 orët e ardhshme.
MINT ka bërë të ditur se çmimi maksimal i lejuar i produktit dizel është 1.75 euro për litër.
Kurse çmimi maksimal për produktin benzinë është 1.69 euro për litër, shkruan Gazeta Stop.
Edhe pse parashihej që me “çmimin tavan” të ketë ulje të çmimeve, ato nuk kanë lëvizur më tepër se deri në 3-4 cent gjatë gjithë këtyre ditëve.
Ndryshe këto çmime janë të përcaktuara deri nesër ( e merkurë), në ora 10:00.