Manchester United i është afruar Paulo Dybalës me synim nënshkrimin me argjentinasin, sipas burimeve të ESPN-it.
Ish-lojtari i Palermos u largua në fund të stinorit nga Juventusi dhe tashmë është agjent i lirë.
Ishte folur shumë se ai mund të transferohej te rivali italian i Zonjës së Vjetër, Interi, por nuk ka pasur diçka konkrete.
Ndëkaq, tani Djajtë e Kuq duket se janë të nxehur për ta sjellë Dybalën në radhët e tyre.