Skuadra e Muras do të paraqitet pa Mirlind Dakun në ndeshjen kundër Sf. Gheorghe të Moldavisë. Ndeshja do të luhet sonte nga ora 19:00 dhe i takon raundit të parë kualifikues të Ligë së Konferencës.
Dakut nuk i është lejuar hyrja në Moldavi. Në fakt, Dakut nuk i është dhënë viza për të hyrë në Moldavi.
“Ekipa.svet24.si” ka njoftuar se Dakut i është refuzuar pajisja me vizë për shkak se Moldavia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Trajneri i klubit slloven, Damir Çontala, ka thënë se mungesa e Dakut do të jetë e madhe.
“Mungesa e tij sigurisht se do të ndihet. Ne e dinim që ai nuk do të ishte me ne që në momentin kur u tërhoq shorti. Por jam i sigurt se do ta bëjmë atë edhe më të motivuar për ndeshjen e kthimit”, ka thënë Çontala.
Sulmuesi 24-vjeçar është huazuar te Mura nga klubi kroat Osijek.