Dardhat kultivohen gjerësisht gati në të gjithë vendin. Kjo frutë konsumohet kryesisht e freskët, por shumë zona të Shqipërisë kanë specialitetet e tyre në të cilat dardhat përdoren të thara dhe të përpunuara.
Me dardhat bëhen lëngje të ndryshme, komposto, reçel, marmelatë, si edhe fermentohen dhe më pas përftohet një nga rakitë më të mira shqiptare, rakia e dardhës.
Por, përveç shijes së mrekullueshme dhe aromës së veçantë, dardhat janë ndër frutat më të ushqyeshme.
Për muskujt dhe nervat
Lëngu i dardhës është një burim i mirë i bakrit, një mineral që është pjesë përbërëse e melaninës, pigmenti i cili i jep lëkurës dhe flokëve ngjyrën përkatëse dhe që i mbron ato nga dielli. Ky mineral së bashku me Vitaminat B1 dhe B2 ushqen sistemin nervor dhe ndihmon funksionet e nervave dhe muskujve.
Ul kolesterinën
Përmbajtja e lartë e pektinës në frutin e dardhës ndihmon për ta ulur nivelin e kolesterinës. Lufton problemet e tretjes – Pirja e lëngut të dardhës ndihmon gjithashtu edhe në lëvizjen e ushqimit në aparatin tretës. Shërben veçanërisht kundër djegieve të stomakut, dispepsisë, gastriteve, koliteve dhe problemeve të zorrës së trashë.
Ndihmon në parandalimin e diabetit
Dardha ka përmbajtje të lartë të fibrave dhe vitaminës B2 , C dhe E. Përmban bakër dhe kalium si dhe sasi më të larta se molla në pektin. Sipas ekspertëve shëndetësorë, konsumimi i dardhave e mban të ulët sasinë e sheqerit në gjak dhe përmbajtja e lartë e fibrës ndihmon në parandalimin e shfaqjes së diabetit. Antioksidantët që përmban dardha ndihmojnë gjithashtu edhe në uljen e tensionit të gjakut si dhe goditjeve në tru.
Rrit imunitetin dhe ul temperaturën
Kur jeni me grip dhe keni temperaturë të lartë, atwherw rekomandohet pirja e një gote me lëng dardhe pasi ndihmon në rritjen e imunitetit dhe ul temperaturën. Lëngu i dardhës ndihmon gjithashtu në qetësimin e fytit të irrituar nga kolla.
Lëngu i dardhës i bën mirë kockave
Lëngu i dardhës rrit dozat e vitaminës K, e cila ndihmon në ruajtjen e shëndetit të kockave me kalimin e moshës. Kjo vitaminë ul rreziqet e formimit të frakturave të kockave dhe osteoporozës. Ajo ndihmon në mpiksjen e gjakut dhe parandalimin e humbjes së tij gjatë lëndimeve ose plagëve./AgroWeb.org