Katër problemet shëndetësore që mund t’i shkaktojë banania

Nëse u befasuat nga titulli mos u habisni.

Bananet shkaktojnë dhimbje stomaku por jo tek të gjithë.

Arsyeja përse ndodh kjo besohet se ka të bëjë me alergjinë e stomakut, një çregullim i sistemit tretës ose për shkak të një infeksioni.

E fundit por jo për nga rëndësia është se dhimbja mund të shfaqet për arsye se stomaku mund të jetë i ndjeshëm ndaj bananes.

Pjekuria e bananes

Pjekuria e bananes, sipas ekspertëve, ndikon në sasinë e niseshtesë që gjendet tek ky frutë.

Sa më e papjekur të jetë banania, aq më shumë niseshte ka.

Një banane e papjekur, pra me ngjyrë jeshile, ka 12 herë më shumë niseshte se banania e pjekur.

Ushqimet me përmbajtje të lartë niseshteje treten me shumë vështirësi dhe shpesh prodhojnë gazra në sistemin tretës.

Një gjë e tillë mund të shkaktojë dhimbje tek disa njerëz.

Ndaj nëse stomaku juaj është i ndjeshëm ndaj bananes zgjidhni një sa më të pjekur.

Koliti spastik

Koliti spastik ose Sindroma e Zorrës së Irrituar karakterizohet nga:

Dhimbje dhe/ose fryrje barku

Çrregullime të jashtëqitjes si diarea apo konstipacioni

Ndjesia e ngopjes së shpejtë pas ngrënies.

Këto probleme mund të kenë një kohëzgjatje mbi tre muaj, thonë ekspertët.

Njerëzit që vuajnë nga ky problem kanë vënë re se banania i përkeqëson simptomat sepse shkakton gazra të tepërta në sistemin tretës.

Kjo nuk është problem për njerëzit që kanë një tretje normale por në rastin e këtij koliti, banania mund të shkaktojë dhimbje dhe parehati.

Alergjitë

Ka njerëz që janë thjesht alergjikë ndaj bananes.

Ky problem manifestohet me simptoma të alergjive të tjera, pra me teshtima, vështirësi në frymëmarrje dhe kollë.

Proteinat e bananes kanë të njëjtën strukturë si poleni dhe për këtë arsye, banania shkakton jo vetëm dhimbje stomaku por edhe prek rrugët e frymëmarrjes.

Njerëzit që janë alergjikë ndaj mështeknës apo gomës kanë reagim të ngjashëm ndaj bananes.

Intoleranca ndaj fruktozës

Fruktoza është një sheqer i thjeshtë që gjendet tek shumë fruta, përfshirë bananet.

Ndonëse një banane përmban 5% fruktozë, pra një sasi shumë të ulët, për disa njerëz banania mund të jetë problem sepse stomaku nuk e tret dot dhe kësisoj dhemb.

Intoleranca ndaj fruktozës diagnostikohet që në muajt e parë të jetës./AgroWeb.org/