Mbi 15 mijë qytetarë e kanë nënshkruar peticionin brenda pesë ditëve, përmes të cilit kërkohet tërheqja e një pjesë të kursimeve të Trustit.
Këtë e ka bërë të ditur deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, i cili është shprehur i kënaqur me angazhimin e qytetarëve për të ri-proceduar në Kuvend Projekligjin për Trustin, njofton Klankosova.tv.
“I fascionuar me angazhimin e qytetarëve për të ri proceduar në Kuvend Projektligjin për Trustin”, ka shkruar Haxhiu.
“Mirënjohje e veçantë për Adnan Jasharin dhe të gjithë aktivistët, qytetarët qe anekënd Kosovës u organizuan dhe për 5 ditë kanë siguruar mbi 15 nënshkrime për Nismën Legjislative Qytetare për Projektligjin për Trustin”, shtoi ai.