Ushtruesi i detyrë së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dje ka bërë spektakël përmes një konferencë duke thënë se presidenti Hashim Thaçi, ka futur në Kosovë ilegalisht deputetin e AKR’së, Behgjet Pacollin.
Madje, Sveçla shkoi aq larg sa që tha se do ta arrestonte nëse ai do të shfaqet në publik, e kjo ngjalli reagime të shumta pas deklaratave skandaloze të tij.
Por, sot këshilltari i Pacollit, Naim Murseli, i ka thënë Klan Kosovës se kryetari i AKR’së gjendet në shtëpinë e tij në Tiranë.
“Pacolli ndodhet në shtëpinë e tij në Tiranë”, është shprehur ai.
Përveç kësaj Murseli ka thënë se AKR ende nuk ka marrëveshje për bashkëqeverisje me LDK-në.
“Deri tani nuk kemi marrëveshje për koalicion”, ka thënë ai shkurt.
Kujtojmë se dje gjatë ditës deklaratat e Sveçlës shtyn edhe presidentin Thaçi që të reagon, duke i thënë Sveçlës ta merr Albin Kurtin se po i pret në shtëpi, krejt kjo erdhi pasi Sveçla i kërkoi lokacionin Thaçit e Pacollit.
Ndërkaq pati reagim edhe nga Kurti, i cili nuk tha diçka tjetër përpos i kërkoi një debat televiziv. Istrefi shpreson që qeveria e re të anulojë vendimet e fundit të Qeverisë Kurti
I shkarkuari nga posti i kryeshefit të Telekomit, Bedri Istrefi, ka thënë se shpreson që qeveria e re, që pritet të bëhet javën e ardhshme, të anulojë vendimet e fundit të Qeverisë Kurti, përfshirë atë për shkarkimin e Istrefit.
“Nëse i shohim deklarimet e të gjitha partive politike, LDK, AAK, Nisma, shohim se të gjithë kanë qëndrime konkrete që vendimet e qeverisë aktuale duhet të anulohen të gjitha për shkak të shkeljeve ligjore të tyre. Shpresoj që të jetë vendimi i parë që të shfuqizohen. Sepse po kapen ndërmarrjet publike”, ka thënë ai, teksa vazhdimisht ka quajtur anëtarët e VV-së “militantë me shirita të kuq”.
Istrefi ka thënë se nën menaxhimin e tij s’ka lejuar ndikim të politikës e të ketë udhëheqje në bazë të preferencave partiake. Sipas tij, asnjë drejtor i Telekomit nuk është me PDK-në, e ka të të gjitha partive.
Për pagën e tij të lartë prej më shumë se 5000 eurosh, Istrefi ka përsëritur se ka kërkuar uljen e saj.
“Sa i përket pagës, është banalizuar shumë. E kemi diskutuar. E kam gjetur aty. S’ia kam bë vetes. S’kam të drejtë t’ia uli vetes pagën. E ka bordi i Telekomit. Qysh në mars 2019 kam bë kërkesë me shkrim që të ulet paga ime. Në mbledhjen e parë apo të dytë kam bë kërkesë te bordi aktual që paga ime të ulet për 60 për qind. Jam duke u ndier i turpëruar me këtë pagë dhe merrni vendimin”, ka thënë Istrefi.